Saturday, January 19, 2008

Kush jane VIP-at qe shpenzojne me shume kohe dhe para ne sallone?


Të jesh në formë, me një luk dhe tualet perfekt, të duhet kohë dhe një dorë e mirë parash… Por kur bëhet fjalë për personat publikë që shfaqen shpesh në skenat tona, nuk i mungon as koha, as “verdhushkat”… Aromë e re stili dhe tendence duket se ka pushtuar botëkuptimin e këngëtarëve më të njohur të skenës shqiptare. Paraqitja është një nga mënyrat më të rëndësishme për të prezantuar vetveten.

Por disa syresh parapëlqejnë të jenë gjithnjë në formë. Shumë prej tyre shpenzojnë pa limit, vetëm e vetëm për të pasur një performancë brilante gjatë gjithë kohës. Mjafton të shkosh në sallonin e Turit, i cili duket se është i preferuari i VIP-ave, për të zbuluar se një numër i madh këngëtarësh janë klientë të rregullt. “Klientët e mi janë vërtet të shumtë në numër. Duke qenë se pjesa dërrmuese e tyre janë VIPa, me ata duhet të jem edhe më i kujdesshëm, sepse janë persona publikë. Mes tyre ka tekanjozë që ndonjëherë e ekzagjerojnë, por kjo është pjesë e punës sime, sepse krahas lodhjes, unë marr jo vetëm kënaqësinë profesionale, por edhe atë fi nanciare”, shprehet Turi.

Përgjithësisht janë emrat më të njohur të muzikës shqiptare, por jo vetëm. Femrat e njohura në botën e muzikës dhe më gjerë preferojnë sallonin e tij, por ato që i gjen thuajse përditë janë: Ingrid Gjoni, Besa Kokëdhima,Valbona Halili, Ermira Kola, Çiljeta, Irma Libohova, Soni Malaj, Greta Koçi, Babeta Shahini, Kozeta. Por nuk mungojnë dhe këngëtare që jetojnë jashtë e sa herë që vijnë në Tiranë, bëjnë ndalesën e tyre të radhës tek “Hair Studio Ates”. Një kontingjent tjetër janë edhe këngëtaret kosovare: Vesa Luma, Gili, Tuna etj.

Ndërkaq, jo vetëm femrat harxhojnë lekë dhe kohë në sallonin e Turit. Aty gjen dhe shumë këngëtarë apo artistë të ndryshëm që kurojnë lukun gjer në detaje. Në krye të listës qëndron Sinan Hoxha, i cili duket se është një nga klientët më të rregullt të sallonit. Edhe kur nuk ka koncerte apo videoklipe, Sinanin mund ta gjesh tek Turi duke u kuruar për lukun e tij. Një tjetër këngëtar “i fi ksuar” pas lukut është edhe Ervin Bushati, për të vijuar më tej me Florjan Mumajesin apo aktorin e mirënjohur Timo Flloko.

Por nuk mungojnë edhe këngëtarë kosovarë, si Ermal Fejzullahu dhe Adrian Gaxha sa herë që vijnë në Shqipëri. Disa prej tyre janë të këndshëm, të tjerë edhe tekanjozë, por në fund dorëzohen në dorë lartpërmendur, ka edhe të tillë që Turi preferon t’i quajë “të përkëdhelurit”, jo më shumë prej famës, sesa prej harxhimeve pa kufi . Siparin e mban Ledina Çelo, e cila sa herë kthehet në Tiranë, kthesa e parë është salloni i bukurisë.

Inva Mula është një tjetër kliente e preferuar. Duket se formula efi kase për të thithur sa më tepër VIP-a, funksionon në mënyrë të shkëlqyer. Kjo falë talentit dhe imagjinatës që mund të ketë një mashkull në këtë profesion, duke i parë me syrin bukurisë femërore. Sado që të themi se njerëzit nuk do të gjykohen nga paraqitja e jashtme, e vërteta është ndryshe… Krijojmë një imazh në mendjen tonë, sesi mund të jetë ai njeri pa e njohur dhe pa e ditur, dhe na ndodh shpesh të zhgënjehemi apo edhe të ndihemi në faj për paragjykimet tona të heshtura.

Shprehja “Një femër të hijshme në radhë të parë e bën besimi që ka në vetvete, pastaj vjen luku i jashtëm dhe tualeti”, duket se është një klishe që nuk mund të ketë të njëjtën vlerë si dikur. E vërteta është se imazhi, qoftë edhe i përditshëm, shet më shumë sesa vetë talenti.

Burimi: Gazeta Korrieri

TUNA KOPJACE


Nuk është rasti i parë në historinë e muzikës shqiptare, kur klipet e reja të këngëtarëve të njohur kanë ngjashmëri të madhe me hite të famshme botërore.

Dihet mania që ka kapur pjesën dërrmuese të tyre për të përshtatur hitet e tyre me ritmet ballkanike, si sllave apo bullgare, madje ka nga ata që guxojnë të mos ndryshojnë as fjalët e tekstit të këngës, duke e bërë kryekëput të ngjashme me ato të këngëtarit që ia kanë vjedhur. Ndërsa në rastin e Altuna Sejdiut, apo siç njihet me emrin e artit Tuna, kopjimi i kalon kufijtë e Ballkanit.

Nga rrethet e muzikantëve shqiptarë e kosovarë po thuhet se kënga më e fundit “Bileta” është kopjuar nga hiti “Back to black” i këngëtares Amy Winehouse. Lidhur me këtë akuzë, Tuna është shprehur shkurt nëpër media të ndryshme, se “nuk ka kufij në kreativitetin njerëzor”, duke lënë të kuptohet se ajo nuk do që t’ia faturojë ngjashmërinë e “Biletës” së saj hitit të njohur të këngëtares Winehouse.

Që shpikjet i ka bërë bota, jo vetëm në teknologji, por edhe në çdo sektor tjetër jetik të njeriut, kjo dihet, ndaj duket se nuk mbetet shumë për të bërë nga ana e shqiptarëve. Plagjiatura në muzikë, tekste këngësh e videoklipesh është kthyer në gjetjen më të zakonshme, pre e së cilës ka rënë së fundmi edhe Tuna.

Burimi: Gazeta Korrieri

Wednesday, January 16, 2008

Gazeta javore THASHETHEME


Se shpejti gazeta thashetheme ne treg po ashtu online per vetem 20 cent....!